Wikipedia:Grisja e shpejtë
Pamja
| Kjo faqe dokumenton një politikë proceduriale të Wikipedias. |
| Thelbi i faqes: Nën rrethana shumë të kufizuara, një administrator mund t'a fshijë një artikull pa diskutim të gjatë. |
Grisja e shpejtë është një proces përmes të cilit faqet mund të fshihen "me të parë" sipas disa kritereve themelore jo kontraverse, pa nevojë që të kalohet përmes Forumit të Grisjes. Këto raste sigurojnë që Forumi i Grisjes të mos mbushet me kërkesa për koment, dhe që Wikipedia të mbajë cilësinë e vet. Ato nominohen në bazë të kritereve që mund të aplikohen sipas problemit që e ka faqja.
Kriteret e përgjithshme
[Redakto nëpërmjet kodit]Këto kritere mund t'i aplikohen çdo faqeje pa marrë parasysh llojit të saj.
- Faqja e pakuptimtë: Nëse nuk mund të merret vesh përmbajtja apo qëllimi i faqes, apo përdor shkronja e shifra të pakuptimta. (Etiketën nuk e shtojmë kur artikulli është shkruar keq. Nëse kuptohet përmbajtja, por cilësia është e dobët, nuk e plotëson këtë kriter.)
- Faqja është provë: Po ushtrohet/testohet redaktimi dhe funksionet e Wikipedisë brenda hapësirave ku ruhet përmbajtja kryesore (artikujt, skedat, modulet). Këto i kanë vendet e tyre (Livadhi publik, livadhet personale dhe faqet nën hapësirën e përdoruesit).
- Vandalizmi dhe mashtrimi: Teksti i dëmshëm dhe jo enciklopedik, dhe/ose faqet që kanë për cak mashtrimin e lexuesit apo redaktorit. (Artikujt enciklopedikë rreth mashtrimeve nuk plotësojnë këtë kriter.)
- Faqet e grisura të rikrijuara, pa vendim paraprak: Një faqe që u fshi më përpara përmes një diskutimi apo nominimi të mëhershëm për grisje, që mban të njëjtin tekst apo titull si faqja e fshirë. (Ky kriter nuk zbatohet nëse faqja ka përmbajtje dukshëm të ndryshme prej asaj të grisur, apo nëse arsyeja e grisjes nuk përket më.)
- Reklamimi dhe promovimi: Wikipedia nuk është vend për reklama, dhe nuk është platformë promovimi për pikëpamje, persona, apo organizata.
- Shkelja e bllokimit: Krijimi i faqeve prej përdoruesve që janë të bllokuar apo të sanksionuar prej redaktimit, ose tentim-krijimi i faqeve që kanë tituj të bllokuar.
- Mirëmbajtja teknike: Fshirja e faqeve për arsye teknike si për të lejuar ridrejtime, heqja e ridrejtimeve të dyfishta, faqeve të krijuara gabimisht, dhe faqeve të lëna jetime.
- Kërkesa nga autori: Nëse faqja nuk ka pasur kontribute nga autorë tjerë, dhe kërkohet fshirja e saj prej krijuesit.
- Faqet pezull: Faqet që varen prej një faqeje tjetër që s'ekziston (p.sh. ekziston "Diskutim:Artikull" por jo "Artikull"). Kjo shpërfillet nëse faqja është e dobishme për Wikipedia-n si diskutimet e fshirjes që s'janë gjëkundi, arkivat, ose faqet me interes historik.
- Veprimet zyrtare: Fshirjet apo bllokimet e nevojitura nga Fondacioni Wikimedia për shkaqe ligjore (që ndodhin vetëm në raste super të jashtëzakonshme).
- Faqet shpifëse apo kërcënuese: Faqet që cënojnë privatësinë, shpifin, apo kërcënojnë dikënd, dhe nuk kanë qëllime tjera me mirëbesim.
- Kthjellimet e panevojshme (ekziston një faqe kthjellimi dhe drejton vetëm tek një artikull)
- Materialet e gjeneruar me IA pa kurrfarë shqyrtim njerëzor