Ndihmë:Pyetje e Përgjigje
Pamja
Pyetje e Përgjigje është një hapësirë ku mund të pyesni për gjithçka që lidhet me përdorimin e Wikipedias shqip: si krijohet ose përmirësohet një artikull, si shtohen burimet dhe figurat, si funksionojnë rregullat, apo pse u ndryshua ose u gris një faqe. Përgjigjet i japin redaktorë vullnetarë, zakonisht brenda pak ditësh.
Si të pyesni
Shtypni butonin "Bëj një pyetje" më lart, shkruani pyetjen sa më qartë (me lidhjen e faqes për të cilën pyesni) dhe firmosni me ~~~~. Përgjigjja shkruhet poshtë pyetjes suaj; nëse jeni i regjistruar, do të njoftoheni kur dikush t'ju përgjigjet.
Për çështje të tjera
Ankesat për redaktime, grisje ose bllokime shkojnë te Zyra e Ankesave, propozimet për komunitetin te Kuvendi dhe diskutimet për grisjen e faqeve te Forumi i Grisjes. Për pyetje mbi temat e artikujve, Wikipedia shqip nuk ka një zyrë informacioni: mund t'i drejtoheni zyrës në anglisht.
Për ata që përgjigjen
Kur pyetja merr përgjigje, shtoni {{dmb|zgjidhur}} nën titullin e saj. Tema shënohet e mbyllur, nuk del më në dritaren e Kuvendit dhe arkivohet vetë pas 14 ditësh pa komente të reja.
Pyetje të shpeshta
Si mund të gjej informacion për një temë?
Shkruani temën në kutinë e kërkimit, në krye të çdo faqeje, dhe do të dalin artikujt që e trajtojnë.
Si mund të shkruaj një artikull të ri?
Njihuni fillimisht me pesë shtyllat e Wikipedias, pastaj ndiqni hapat te Ndihmësi i Artikujve.
Kam gjetur vandalizëm në një artikull. Ç'duhet të bëj?
Shtypni "Redakto" dhe kthejeni artikullin siç ishte. Nëse nuk mundeni, lini një shënim te faqja e diskutimit të artikullit ("Diskutimi", pastaj "Shto një temë"). Nëse situata është serioze, njoftoni një administrator.
Pse u gris artikulli im?
Arsyet më të zakonshme janë reklama dhe materialet me të drejta autori. Kërkoni titullin e saktë (me pikësimin dhe shkronjat e mëdha e të vogla siç ishin) te regjistri i grisjeve, ku zakonisht shënohet arsyeja; nëse grisja u vendos në Forumin e Grisjes, aty gjeni edhe diskutimin. Për ta kundërshtuar, shkruani te Zyra e Ankesave.
Kur do të shfaqen redaktimet e mia?
Shumica e redaktimeve të reja duhet të kontrollohen para se t'u shfaqen lexuesve. Wikipedia shqip ka pak kontrollues aktivë, ndaj kjo mund të zgjasë, ndonjëherë edhe disa muaj.
Një filtër nuk më lë ta ruaj redaktimin, sikur përdor fjalë fyese. Ç'duhet të bëj?
Shkruani te Zyra e Ankesave, me faqen dhe tekstin që donit të ruanit.
A mund t'i përdor materialet e Wikipedias diku tjetër?
Po. Tekstet mund t'i përdorni lirisht kudo, për sa kohë që nuk i paraqitni si tuajat: përmendni burimin dhe vendosni lidhjen te faqja në Wikipedia. Figurat kanë licencat e tyre, që shihen në faqen e secilës.
Kush i shkruan artikujt e Wikipedias?
Vullnetarë nga e gjithë bota. Butoni "Shiko historikun" në krye të çdo artikulli tregon kush e ka redaktuar dhe kur. Më shumë te Wikipedia:Wikipedianët.
Si ta ndryshoj emrin tim të përdoruesit?
Shihni Wikipedia:Ndryshimi i nofkës.
Kam harruar fjalëkalimin. Si ta rikthej?
Përdorni lidhjen për fjalëkalimin e harruar në faqen e hyrjes. Kjo funksionon vetëm nëse në preferencat tuaja keni vendosur një adresë email-i.
Pyetjet
Nuk gjendet asnjë pyetje e hapur.