Shko te përmbajtja

Wikipedia:Zyra e Ankesave

Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Stema e Zyrës së Ankesave
Zyra e Ankesave

Arkiva
1 2 3 4 5
Temat pa komente të reja për 14 ditë arkivohen nga MajavahBot.
Zyra e Ankesave është vendi ku mund të ngrini një shqetësim për redaktimet, vendimet ose veprimet në Wikipedia shqip: një grisje që mendoni se ishte e gabuar, një bllokim, një filtër që nuk ju lë të ruani, apo sjelljen e një përdoruesi.
Si të ankoheni

Shkruani titullin e ankesës më lart dhe shtypni «Publiko». Në formularin që hapet përshkruani çështjen, me lidhjet e faqeve përkatëse, dhe firmosni me ~~~~. Një administrator ose një redaktor me përvojë do t'ju përgjigjet këtu. Lutemi për qetësi dhe mirësjellje gjatë diskutimit.

Për çështje të tjera

Për pyetje mbi përdorimin e Wikipedias shkoni te Pyetje e Përgjigje; për propozime drejtuar komunitetit, te Kuvendi.

Për ata që përgjigjen

Kur ankesa trajtohet, shtoni {{dmb|zgjidhur}} ose {{dmb|refuzuar}} nën titullin e saj. Tema shënohet e mbyllur dhe nuk del më në dritaren e Kuvendit.

If you have any problem and don't understand Albanian, please ask for assistance here.
Ankesat
Gjendet 1 ankesë e hapur.
AnkesëKomenti i funditArkivimi
Kërkesë për rishikimin e grisjes së artikullit Amedeo Baçi24 shtator 2026Arkivohet pas 4 ditësh

Kërkesë për rishikimin e grisjes së artikullit Amedeo Baçi

[Redakto nëpërmjet kodit]

Jam Amedeo Baçi, subjekti i artikullit me të njëjtin emër, dhe për transparencë e deklaroj këtë lidhje me artikullin.

Më 6 shtator 2026 artikulli Amedeo Baçiu gris me arsyetimin “vetëpromovimi ndalohet – WP:JOPROMO”. E respektoj vendimin editorial, por do të dëshiroja të kuptoja konkretisht se cilat pjesë ose formulime të artikullit janë konsideruar promovuese dhe nëse problemi lidhet me përmbajtjen, mënyrën e formulimit, burimet e përdorura apo faktin që artikulli është redaktuar edhe nga vetë subjekti.

Informacionet biografike dhe profesionale të përfshira në artikull ishin shoqëruar me burime, përfshirë edhe burime të pavarura. Nuk kërkoj ta rikrijoj apo ta ribotoj vetë artikullin pas grisjes.

Kërkoj, nëse është e mundur, që një administrator ose redaktor i pavarur të rishikojë versionin e grisur dhe burimet e tij dhe të më udhëzojë nëse artikulli mund të rikthehet fillimisht në një hapësirë prove për t'u riformuluar në mënyrë plotësisht neutrale dhe për t'iu nënshtruar shqyrtimit të redaktorëve të pavarur.

Jam i gatshëm të paraqes burimet përkatëse dhe të mos ndërhyj drejtpërdrejt në versionin përfundimtar të artikullit, në mënyrë që vlerësimi editorial të mbetet në duart e komunitetit.

Faleminderit për shqyrtimin dhe për çdo udhëzim konkret. Amedeo Baci (diskutimet) 8 shtator 2026 19:56 (CEST)Përgjigju

@Fallbackintoreality, ka një kundërshtim grisjeje, të kryer nga ti, nëse mund të inkuadrohesh te kjo kërkesë.. - Leutrim.P (diskutimet) 8 shtator 2026 20:02 (CEST)Përgjigju
Wikipedia ekziston si enciklopedi neutrale, e saktë, dhe e besueshme. Për t'i siguruar ato parime, ne shkurajojmë subjektet e një artikulli prej redaktimit të faqes së tyre. Kur redakton një faqe për vetveten kjo sjell me vete një konflikt interesi (ku interesat e tua qëndrojnë mbi ato të projektit). Ky nuk është gjykim mbi ty apo mbi karakterin tënd. Si enciklopedi e hapur, artikujt mund të redaktohen prej të gjithëve -- kjo dmth që mund të përfshihen detaje rreth teje që janë negative ose pozitive, të gjitha të bazuara mbi burime të pavarura. Jo gjithsecili plotëson kushtet për një artikull; a i plotëson kushtet një subjekt që të ketë një artikull vendoset prej redaktorëve vet, jo prej subjektit.
Kjo s'do me thënë që nuk do të kesh artikull aspak (nëse një redaktor e sheh të nevojshme, mund ta shqyrtojmë dhe ta miratojmë prej një pikëpamje neutrale), mirëpo ajo vendoset mes redaktorëve jo të lidhur me subjektin, dhe bazohet në burimet e besueshme që gjenden për ty; si përshkruhesh në vepra, në media, etj. Nëse bëhet një artikull rreth teje, mund të sugjerosh ndryshime përmes faqes së diskutimit. (për çdo temë tjetër, lirisht redakto meqë ekspertiza jote mund të jetë e dobishme në pasurimin e projektit) Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 9 shtator 2026 02:49 (CEST)Përgjigju
@Amedeo Baci. - Leutrim.P (diskutimet) 9 shtator 2026 22:53 (CEST)Përgjigju
Faleminderit @Leutrim.P dhe @Fallbackintoreality për sqarimin dhe udhëzimin. E kuptoj çështjen e konfliktit të interesit dhe do ta respektoj plotësisht. Nuk do ta rikrijoj apo redaktoj drejtpërdrejt një artikull biografik për veten. Nëse një redaktor i pavarur e konsideron të përshtatshëm shqyrtimin e mundësisë së një artikulli, jam plotësisht dakord që kjo të bëhet nga një këndvështrim neutral dhe vetëm mbi bazën e burimeve të besueshme dhe të pavarura. Në të ardhmen, nëse do të jetë e nevojshme, çdo sugjerim, saktësim ose burim i ri që lidhet me biografinë time do ta paraqes vetëm përmes faqes së diskutimit, duke ia lënë vlerësimin dhe çdo ndërhyrje në artikull redaktorëve të pavarur. Faleminderit për kohën dhe udhëzimin. -- Amedeo Baci (diskutimet) 10 shtator 2026 16:41 (CEST)Përgjigju
Përshëndetje. Po rikthehem shkurtimisht te kjo kërkesë, pas diskutimit të datave 8–10 shtator 2026. Siç kam deklaruar më sipër, do ta respektoj plotësisht konfliktin e interesit dhe nuk do ta rikrijoj apo redaktoj vetë artikullin.
Meqenëse nga 10 shtatori nuk ka pasur zhvillime të mëtejshme, do të doja vetëm të pyes nëse kjo kërkesë konsiderohet ende e hapur dhe nëse një redaktor i pavarur mund të shqyrtojë versionin e fshirë dhe burimet e tij për të vlerësuar, sipas kritereve të Wikipedia-s, nëse ekziston bazë për një artikull të ri, neutral dhe të mbështetur në burime të pavarura. Nëse kërkohet ndonjë hap tjetër procedural nga ana ime, ju lutem më udhëzoni. Faleminderit për kohën dhe shqyrtimin. Amedeo Baci (diskutimet) 24 shtator 2026 08:21 (CEST)Përgjigju
@Fallbackintoreality, @Lanceloth345, a ka diçka që mund të bëhet? Përmbajtja: (== Jeta dhe veprimtaria ==
Amedeo Baçi është një shkrimtar e romancier shqiptar. Sipas ISBN-ve të marra pranë Bibliotekës Kombëtare të vendit dhe studiueses letrare prof. dr. Klara Kodra, midis viteve 2013 dhe 2025, ai botoi më shumë se 700 romane.[1]
Ai lindi me 15 qershor të vitit 1963 në Bushat të Shkodrës. Me origjinë përmetare, Amedeo jeton mes Tiranës, Aquila dhe Romës. Baçi studioi në Akademinë e Rendit Publik në Tiranë dhe më vonë u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Ndërkohë ndoqi studime gjuhësore në frëngjisht, italisht dhe spanjisht.
Amedeo u angazhua në letërsi në kapërcellin e viteve 50-të të moshës, duke u përqendruar në temat e kujtesës, identitetit, historisë dhe diplomacisë kulturore. Vepra e tij shpesh ndërthur elemente autobiografike me kontekste historike, duke krijuar një formë të gjerë makro-narrative.
Veprimtaria e tij letrare përfshin romane, cikle autobiografike dhe prozë të gjatë me tematika historike, kulturore dhe sociale. Disa nga veprat e tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme, si anglisht, italisht, rumanisht, greqisht, turqisht.
== Krijimtaria letrare ==
Amedeo Baçi është autor i një opusi të gjerë letrar në gjuhën shqipe, italiane dhe angleze. Ai është njohur për aktivitetin e tij letrar, paraqitjet mediatike dhe çmimet në fushën e letërsisë. Baçi filloi të botojë prozë në vitin 2013. Krijimtaria e tij përfshin cikle autobiografike, romane historike dhe prozë të gjatë të fokusuar në kujtesën, identitetin dhe temat kulturore. Romani Between Heartaches and Love u botua në anglisht nga Page Publishing në Nju Jork, si vepra e tij e parë e drejtuar për publikun anglishtfolës.[2]
Korpusi i tij përfshin: Saga shumëvëllimore historike; Romane sociale dhe psikologjike; Vepra me tematikë diplomatike e ndërkulturore; Cikle narrative të strukturuara sipas një modeli origjinal prej 24-26 kapitujsh. Letërsia e tij karakterizohet nga:  Gjuha poetike dhe imagjinare, përdorim i fjalorit arkaik e dialektor,  ndërtim i qëndrueshëm i sekuencave narrative,  si dhe integrim i reflektimeve filozofike.
Stili i Baçit është i dallueshëm për metaforat e dendura,  një leksik autorial të pasur,  strukturë të fiksuar kompozicionale (3 pjesë × 8 kapituj),  ndërthurjen e historisë me introspeksionin,  filozofi ekzistenciale të përftuara përmes përshkrimeve natyrore, sociale dhe atmosferike.  
Veprat dhe temat kryesore të Baçit trajtojnë:  historinë shqiptare (Kongresi i Berlinit, Luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës, Konferenca e Paqes-Paris shekulli XX)  tranzicionet politike të Europës Lindore,  traumën dhe kujtesën kolektive, emigracionin dhe identitetin kulturor,  globalizimin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Një pjesë e krijimtarisë së tij është konceptuar si sagë autobiografike shumëvëllimore, e përbërë nga më shumë se 130 romane.
== Çmime dhe nominime ==
Autori ka qenë pjesë e intervistave dhe aktiviteteve letrare në media shqiptare dhe është vlerësuar në disa aktivitete kulturore e letrare në Shqipëri. Ai është fitues i disa çmimeve të rëndësishme letrare brenda dhe jashtë vendit:
Në vitin 2015, çmimi i shkrimtarit më të mirë të vitit në prozën e gjatë artistike nga gazeta Nacional.[3]
Në vitin 2016, çmimi i shkrimtarit më të mirë të vitit në prozën e gjatë artistike nga gazeta Nacional.[4]
Në vitin 2017, çmimi i shkrimtarit më të mirë të vitit në prozën e gjatë artistike nga revista letrare Obelisk.
Në vitin 2018, çmimi i shkrimtarit më të mirë të vitit në prozën e gjatë artistike nga revista letrare Obelisk.[5]
[6]
Më 28 gusht 2018, fitues i çmimit të madh letrar  amerikan Maja me romanin “Mes dhimbjes dhe dashurisë” (“Between Heartaches and Love”), në kategorinë e romanit romantik më të mirë për vitin 2018, (“The Best Romantic Novel”) nga organizimi letrar NABE (National Association of Book Entrepreneurs) - "Pinnacle Book Achievement Award”. [7]
Në vitin 2019, iu dha çmimi “Albanian Booker Man” nga revista letrare Obelisk dhe Shtëpia Botuese ADA, për produktivitetin në prozën e gjatë artistike dhe botimin e 24 romaneve gjatë atij viti.[8]
Më 22 mars 2021, romani “Between Heartaches and Love” mori certifikatën “Book Excellence” në kategorinë “Young Romance” nga Literary Prestige Award, të nënshkruar nga Lyttle A. Cadre, CEO.[9]
Në vitin 2024, Noble World Records (NWR) e listoi Baçin si mbajtës të 14 rekordeve në fushën e produktivitetit letrar dhe të prozës së gjatë artistike.[10]
Më 30 prill 2024, Noble World Records (NWR) e emëroi Baçin “Goodwill Ambassador (Art & Culture)” për një mandat pesëvjeçar, deri më 30 prill 2029 [11]
Më 10 tetor 2024, Bashkia Mat i dha Baçit titullin e nderit “Mirënjohje” për krijimtarinë e tij letrare. [12]
Më 18 tetor 2024, Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” i dha Baçit titullin “Nderi i Shoqatës”.[13]
Më 10 korrik 2025, Noble World Records i dha Baçit “Certifikatën e Ekselencës Letrare dhe Kontributit Kulturor”.[14]
Më 25 gusht 2025, Noble World Records i dha Baçit titullin honorifik “Sir”.[15]
Deri më 25 gusht 2025, Noble World Records e identifikonte Baçin si mbajtës të 22 rekordeve në letërsi.[15]
== Vlerësimi kritik ==
Në vitin 2025, studiuesja Klara Kodra botoi në revistën letraro-artistike “OBELISK” një shkrim mbi krijimtarinë e Amedeo Baçit, ku trajtoi prodhimtarinë e tij letrare në raport me vitet e krijimtarisë. [16]
Vepra e tij është recensuar nga kritikë letrarë shqiptarë, përfshirë prof. dr. Klara Kodrën. Opusi i tij është diskutuar në platforma si Goodreads nga kritikë të huaj dhe është prezantuar në media të ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare.
== Referime ==
  1. ↑ "Katalogu i Bibliotekës Kombëtare". Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.
  2. ↑ "Award-winning author Amedeo Baci releases first English book titled "Between Heartaches and Love"". Tirana Times (në anglisht).
  3. ↑ "Shkodranët dallohen për kulturën e humorin, përmetarët të urtë e punëdashës". Bota Sot. Marrë më 2026-09-04.
  4. ↑ Baçi, Amedeo (2017-01-04). "Cmimi i shkrimtarit te vitit ne prozen e gjate artistike, z. Amedeo Baci. 2016". YouTube.
  5. ↑ "Shkrimtari i vitit 2018 në prozën e gjatë artistike". BotimetAda.
  6. ↑ 2,9 mijë shikime · 45 reagime | Ceremonia e cmimit te vitit nga revista letrare artistike OBELISK | Amedeo Baçi, marrë më 2026-09-04
  7. ↑ "NABE Summer 2018 – Pinnacle Book Achievement Award Winners". National Association of Book Entrepreneurs (në anglisht). Marrë më 2 shtator 2026.
  8. ↑ Revista letrare artistike Obelisk dhe Shtëpia Botuese ADA (20 dhjetor 2019). “The Albanian Booker Man Prize for Literature” (certifikatë çmimi). Tiranë. Nënshkruar nga Roland Lushi.
  9. ↑ Literary Prestige Award (22 mars 2021). “2021 Literary Prestige Award – Book Excellence”. Certifikatë për romanin “Between Heartaches and Love”, kategoria “Young Romance”. Nënshkruar nga Lyttle A. Cadre, CEO.
  10. ↑ "Noble World Records | NWR". Noble World Records (në anglisht). Marrë më 2026-09-04.
  11. ↑ Noble World Records (30 prill 2024). “Appointment as Goodwill Ambassador (Art & Culture)”. Letër emërimi drejtuar Amedeo Baçit, nënshkruar nga Dr. Mohammad Seraj Ansari, President Global i NWR.
  12. ↑ Bashkia Mat (10 tetor 2024). “Mirënjohje”. Titull nderi nr. 3798 Prot., dhënë Amedeo Hetem Baçit dhe nënshkruar nga kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj.
  13. ↑ Më 18 tetor 2024, Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” i dha Baçit titullin “Nderi i Shoqatës”.
  14. ↑ Noble World Records (10 korrik 2025). “Certificate of Literary Excellence & Cultural Contribution”. Certifikatë dhënë Amedeo Baçit, nënshkruar nga Dr. Mohammad Seraj Ansari, President Global i NWR
  15. 1 2 Noble World Records (25 gusht 2025). “Official Certificate of Honorific Title Conferment: ‘Sir’”. Certifikatë dhënë Amedeo Baçit, nënshkruar nga Dr. Mohammad Seraj Ansari, Global Editor-in-Chief.
  16. ↑ Kodra, Klara (2025). Shkrimtari më produktiv e kreativ i botës në raport me vitet e krijimtarisë është shqiptar: Amedeo Baçi (bot. Nr. 293). Shtëpia Botuese ADA. fq. 16.
). - Leutrim.P (diskutimet) 24 shtator 2026 18:24 (CEST)Përgjigju